Çifti i njohur i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim dy personazhe shumë të dashur për publikun.
Mirpo për sa i përket karrierës profesionale dy këngëtarët e njohur, duket se zgjedhin mënyra të ndryshme për të promovuar muzikën e tyre.
Në një intervistë për revista “Class”, Miriam Cani ka rrëfyer për të parën herë ndoshta, arsyen e vërtetë se pse ajo nuk debuton në festivale të mëdha të muzikës që çdo vit organizohen në Shqipëri.
Miriam, ndryshe nga Albani, ti ke zgjedhur që gjatë gjithë karrierës tënde të mos shfaqesh në skena festivalesh si “Kënga Magjike”, Festivali I fundvitit në RTSH, etj. Rastësi apo zgjedhje e mirëmenduar nga ana jote?
“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.”- u shpreh Miriami.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwHxe3QhK3Y/