Kantautori i njohur Bojken Lako ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “E diell”, ku si rrallë herë ndau edhe disa detaje nga jeta e tij private.
I pyetur se cila ka qenë çmenduria më e madhe që Bojken ka bërë për hir të dashurisë, ai ka pohuar: “Kam hequr dorë nga veset për hir të saj” duke iu referuar kështu lidhjes së tij disavjeçare me këngëtaren Semi Jaupaj, e cila është disa vite më e vogël se këngëtari.
Megjithëse Bojken Lako tregohet gjithnjë hermetik për jetën e tij private, ai pranoi publikisht se kjo dashuria e ka ndryshuar atë.
“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë” – ka përfunduar ai.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=xuJW219iOAM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtHW-bhHPPC/