Pak ditë me parë portieri Iker Casillas, pësoi atak në zemër dhe përfundoi me urgjencë në spital.
Por ende pa u përmirësuar gjendja e tij shëndetësore, një lajm tjetër i hidhur vjen nga bashkëshortja e portierit të Portos.
Gruaja e Iker Casillas, Sara Carbonera, ka zbuluar se po lufton me kancerin në mitër. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja Sara Carbonera ka lajmëruar mbi gjendjen e saj.
“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them. Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve. Duhet të operohem. Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar.”- shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/BxvCvSsiGvp/
Link: https://www.instagram.com/p/BxvCvSsiGvp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsGp8tLAYUT/