”Do doja ti thyeja takat”, plas “xhelozia” mes Nevinës dhe Ildës, nuk pritej reagimi i Ildës
Ilda Bejleri ka nisur mbrëmjen e djeshme “Procesin Sportiv”, së bashku me Edi Manushin.
Mes të ftuarve në studio ishte edhe Nevina Shtylla e cila ka drejtuar Procesin sezonin e kaluar.
Gjatë emisionit ajo është shprehur se është ndier paksa xheloze, ndërsa ka parë Ildën të dalë në ekran.
Ajo ka thënë me humor se do të donte ti thyente takat që mos të dilte në emision, një batutë që ka shkaktuar të qeshura në studio.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e Ildës e cila i thotë Nevinës se i ka takat spiranca, çka nënkupton se nuk thyhen kollaj.
Nevina Shtyllën do ta shohim këtë sezon në emisionin “ Në shtëpinë tonë”, ku do të moderojë së bashku me Florian Agalliun, duke zëvendësuar ish moderatoren e këtij emisioni Stela Kotrin.
Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/
Link: https://www.instagram.com/p/B2NJjwNge07/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JpimiDGkN/, https://www.instagram.com/p/B2FFhw7hybu/