Ja pse Kendall Jenner u shpall modelja më e paguar
0
Kendall Jenner po thyen çdo parashikim, pasi u vendos në krye të listës së modeleve më të paguara në botë për vitin 2017, duke ‘goditur’ supermodelen Gisele Bundchen. Por cila është vlera neto e mbretëreshës së pasarelave?! Sipas listës së Forbes mbi ‘Modelet më të pagaura të 2017’, Jenner fitoi 22 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat e saj vijnë nga modelimi, pasi është një nga modelet më të kërkuara, nga reklamat që bën për 85 milionë ndjekësit e saj në Instagram, si edhe është në marrëveshje me kompanitë si Estée Lauder, La Perla dhe Adidas. Nuk duhet harruar linja e veshjes Kendall + Kylie, si edhe që ajo është një nga yjet e televizioneve me pjesmarrjen e saj në emisionin Keeping Up With the Kardashians. Në vitin 2016, Jenner fitoi 17 milionë dollarë dhe ishte modelja e tretë më i paguar në botë. Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.forbes.com/sites/natalierobehmed/2017/11/21/highest-paid-models-2017-kendall-jenner-ousts-gisele-with-22-million/#4302b07a2b5c