Home Lifestyle Çfarë ndodh me trupin kur fillojmë të plakemi? Ekspertët shpjegojnë ndryshimet kryesore
Çfarë ndodh me trupin kur fillojmë të plakemi? Ekspertët shpjegojnë ndryshimet kryesore
0

Çfarë ndodh me trupin kur fillojmë të plakemi? Ekspertët shpjegojnë ndryshimet kryesore

0
0

Plakja është një proces natyral që sjell një sërë ndryshimesh në organizëm, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në sistemin imunitar. Sipas ekspertes së imunologjisë dhe plakjes, Dr. Natalie Riddell, dobësimi i mbrojtjes së trupit nuk ndodh papritur, por është një proces gradual që zhvillohet me kalimin e viteve.

“Kur jemi të rinj, organizmi reagon shpejt ndaj infeksioneve dhe plagët shërohen më lehtë. Me kalimin e moshës, këto procese ngadalësohen dhe rikuperimi kërkon më shumë kohë,” shpjegon ajo.

Si ndryshon sistemi imunitar me moshën?

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me uljen e qelizave T – qelizat që luftojnë viruset dhe qelizat e dëmtuara. Me kalimin e kohës, prodhimi i tyre bie, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Sipas ekspertes, kjo ndodh sepse gjëndra që prodhon këto qeliza fillon të tkurret që në moshë të hershme, duke ndikuar në efikasitetin e sistemit imunitar.

Po ashtu, bie edhe cilësia e antitrupave, të cilët ndihmojnë trupin të identifikojë dhe neutralizojë infeksionet. Me moshën, jo vetëm që prodhohen më pak, por edhe bëhen më pak efektivë.

Një tjetër fenomen i rëndësishëm është rritja e inflamacionit kronik në trup, i njohur si “inflamaging”. Ky proces lidhet me një sërë sëmundjesh si problemet e zemrës, diabeti dhe demenca.

Si mund të forcohet imuniteti?

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto ndryshime mund të ngadalësohen përmes stilit të jetesës.

Aktiviteti fizik është një nga faktorët kyç. Ecja, noti apo biçikleta ndihmojnë në ruajtjen e qelizave imunitare dhe reduktimin e inflamacionit. Rreth 150 minuta aktivitet në javë konsiderohen të mjaftueshme për përfitime të dukshme.

Gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit janë gjithashtu thelbësorë. Stresi kronik dhe mungesa e pushimit përshpejtojnë plakjen e sistemit imunitar.

Ndërkohë, ushqimi i shëndetshëm, veçanërisht dieta mesdhetare e pasur me fruta, perime dhe yndyra të mira, ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrale të trupit.