Home ShowBiz Në televotim me Klevisën, Indri Shiroka eliminohet përfundimisht nga Ferma VIP 3
Në televotim me Klevisën, Indri Shiroka eliminohet përfundimisht nga Ferma VIP 3
0

Në televotim me Klevisën, Indri Shiroka eliminohet përfundimisht nga Ferma VIP 3

0
0
 Mbrëmja e fundit në Ferma VIP 3 ka sjellë emocione të forta, debate të ashpra dhe një tjetër eliminim që ka surprizuar publikun. Aktori Indri Shiroka është larguar përfundimisht nga gara, pasi rezultoi më pak i preferuari në televotimin përballë Klevisa Ymerit.

Fillimisht, në televotim ishin tre konkurrentë: Indri, Klevisa dhe Kostana. Përpara se publiku të jepte verdiktin final, ata u përballën në një sfidë vendimtare, ku Kostana arriti të triumfonte dhe të siguronte vazhdimin e rrugëtimit të saj në reality show. Kjo bëri që përballja finale të mbetej mes Indrit dhe Klevisës.

Pas disa minutash tensioni dhe pritjeje, moderatorja Arbana Osmani komunikoi vendimin e publikut, duke njoftuar se ishte Indri ai që duhej të linte fermën. Eliminimi i tij erdhi pas një jave të ngarkuar emocionalisht dhe me shumë diskutime brenda shtëpisë.

Një nga momentet më të komentuara të javës ishte letra që aktori i kishte dërguar partneres së tij, Vanesës, ku i kërkonte ndarjen. Ky veprim shkaktoi reagime të shumta mes fermerëve, veçanërisht nga Sara, e cila kishte krijuar një miqësi të ngushtë me Vanesën jashtë fermës.

Gjatë spektaklit, Sara e kritikoi ashpër vendimin e Indrit, duke e cilësuar të papërshtatshëm faktin që një çështje kaq personale të trajtohej përmes televizionit. Sipas saj, një vendim i tillë duhej marrë pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Debati mes tyre u përshkallëzua shpejt. Indri reagoi duke akuzuar Sarën për mungesë sinqeriteti dhe sjellje të dyfishtë.

“Je komplet falso. Të njoh shumë mirë. Nuk kam më energji oj Sara, se kam gjithë javën që të duroj ty dhe gjithë të tjerët”, u shpreh aktori.

Nga ana tjetër, Sara iu përgjigj me tone ironike, duke e akuzuar Indrin se po viktimizohej për të fituar vëmendje.

“Je naiv, i vogël. Ne të kemi bullizuar, të kërkojmë falje. Ti sapo ke kaluar pubertetin dhe nuk i di këto gjëra. Ti lëndon njerëzit vetëm për të qëndruar këtu”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, fermerët e tjerë u përpoqën të mbanin një qëndrim më të ekuilibruar. Kostana vlerësoi sinqeritetin e Indrit, pavarësisht momentit kur ai vendosi të bënte publik vendimin e tij.

“Unë e çmoj sinqeritetin, kurdo që ndodh”, tha ajo.

Edhe Visi u shpreh se nuk beson që aktori e kishte bërë këtë veprim si strategji loje.

“Nuk besoj se Indri e bën për lojë. Nuk e prisja që ditët që ne kemi folur, ai kishte shkruar letrën. Është zgjedhja e vet dhe nuk e gjykoj”, u shpreh fermeri.

Me largimin e Indri Shirokës, gara në Ferma VIP 3 hyn në një fazë edhe më të nxehtë, ndërsa marrëdhëniet mes fermerëve po bëhen gjithnjë e më të tensionuara dhe çdo vendim po ndikon drejtpërdrejt në fatin e konkurrentëve brenda fermës.

Burimi;https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en