Noizy reagon për protestat ndaj projektit në Zvërnec: Jam pro investimit gjigant për Shqipërinë
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që po zhvillohen kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke shprehur hapur mbështetjen e tij për investimin që pritet të realizohet në këtë pjesë të vendit.
Përmes një postimi në InstaStory, i cili më pas u fshi, artisti kritikoi kundërshtarët e projektit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre përmes protestave dhe jo vetëm në rrjetet sociale.
“Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça**. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?”, shkroi ai.
Noizy hodhi poshtë pretendimet se projekti nënkupton shitjen e Shqipërisë tek investitorë të huaj, duke u shprehur se nuk i beson këtyre narrativave.
“Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigant për Shqipërinë”, deklaroi reperi.
Reagimi i artistit ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Ndërsa një pjesë e ndjekësve kanë mbështetur qëndrimin e tij në favor të investimit, të tjerë kanë kritikuar gjuhën e përdorur dhe pozicionimin e tij ndaj një çështjeje që vazhdon të mbetet në qendër të debatit publik.
Burimi;https://www.instagram.com/noizy/
Foto; https://www.instagram.com/noizy/