Modelja dhe influencuesja e njohur, Selin Bollati, ka nisur festimet e ditëlindjes së saj me një surprizë të veçantë të organizuar nga partneri i saj, DJ Gimbo.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, disa valltare shfaqen duke performuar përpara Selinës, e cila mbetet e befasuar dhe e emocionuar nga organizimi i menduar deri në detaje. Atmosfera festive dhe reagimi i saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Vetë Selina ka ndarë momentin në llogarinë e saj në Instagram, duke e ripostuar videon dhe duke e shoqëruar me disa zemra të bardha. Në pamje shfaqet edhe mesazhi në gjuhën angleze: “This pre birthday gift was EVERYTHING” (Ky dhuratë para ditëlindjes ishte gjithçka).
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat dhe miqtë e çiftit kanë nisur menjëherë urimet për ditëlindjen e Selin Bollatit, duke vlerësuar gjithashtu gjestin romantik të DJ Gimbos.
Surpriza vjen vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj, duke e bërë festën edhe më të veçantë dhe duke treguar edhe një herë raportin e afërt mes çiftit.
Burimi;https://www.instagram.com/selinbollatii
Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii