Home Lifestyle Parashikimi i motit 1 Gusht 2026
Parashikimi i motit 1 Gusht 2026
0

Parashikimi i motit 1 Gusht 2026

0
0

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë territorin shqiptar deri në mesditë, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Megjithatë, sipas MeteoAlb, nuk priten reshje. Po ashtu, do të ketë rritje të lagështirës në ajër, duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë. Parashikohet që gjatë natës dhe deri mëngjesin e së dielës, moti të jetë stabil.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta, me dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 41°C, që pritet të jetë vlera maksimale në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë e vijueshme mesatare, me shpejtësi deri në 35 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor; për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.