Futbollisti i njihur me famë botërore Cristiano Ronaldo i ka dhënlë fund beqarisë duke kurorëzuar martesën me yllin Georgina,
Çifti është martuar zyrtarisht sot, në një ceremoni civile të zhvilluar në Cascais, Portugali, në një atmosferë private dhe intime, vetëm në praninë e pesë fëmijëve të tyre.
Lajmin e martesës e kanë bërë publik vetë Ronaldo dhe Georgina përmes rrjeteve sociale, duke zgjedhur një mënyrë sa të thjeshtë, aq edhe simbolike. Çifti publikoi një fotografi ku shihen duart e tyre të vendosura njëra mbi tjetrën, ndërsa në gishtat e tyre dallohen qartë unazat e martesës. Krahas fotos, ata vendosën vetëm dy shkronja dhe një zemër: “CG”
Asnjë fotografi nga ceremonia, asnjë imazh i fustanit të nuses dhe asnjë deklaratë e gjatë. Ronaldo dhe Georgina preferuan ta ndanin me fansat vetëm simbolin e “po”-së së tyre. Çifti është në një lidhje që prej vitit 2017, kur Georgina Rodríguez punonte si asistente në një dyqan të “Gucci”. Po atë vit lidhja e tyre u bë publike. Së bashku, Ronaldo dhe Georgina kanë dy vajza, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Cristiano Ronaldo është gjithashtu babai i Cristiano Jr., si dhe i binjakëve Eva dhe Mateo.
Burimi;https://www.instagram.com/cristiano/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/p/Db6URBZAWgg/?hl=en