0
0
Roza Lati ka ngjallur kuriozitet në rrjetet sociale me publikimin e saj më të fundit, ku shfaqet e rrethuar nga qindra trëndafila të kuq.
Moderatorja ka ndarë disa fotografi ku pozon mes buqetave të mëdha me lule, e veshur me një fustan të bardhë. Sipas vetë Rozës, bëhet fjalë për plot 500 trëndafila, të cilët i ka cilësuar si një dhuratë të veçantë.
â500 Roses, a special giftâ, ka shkruar ajo krahas postimit, pa zbuluar identitetin e personit qĂ« e ka surprizuar.
Mungesa e një emri ka shtuar menjëherë dyshimet dhe pyetjet e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente të shumta. Deri më tani, Roza Lati ka preferuar ta mbajë sekret se kush qëndron pas këtij gjesti romantik dhe luksoz.