Home ShowBiz Harry Styles shton 25 koncerte në vitin 2027, turneu vjen edhe në Europë
Harry Styles shton 25 koncerte në vitin 2027, turneu vjen edhe në Europë
0

Harry Styles shton 25 koncerte në vitin 2027, turneu vjen edhe në Europë

0
0

Harry Styles ka surprizuar fansat duke konfirmuar zgjatjen e turneut të tij botëror “Together, Together” edhe për vitin 2027.

Ylli britanik do të mbajë 25 koncerte të reja në stadiume të SHBA-së dhe Europës. Lajmi u paralajmërua fillimisht përmes një postimi misterioz në Instagram, ku ai shkroi vetëm: “2027. Nesër”.

Më pas, artisti konfirmoi zyrtarisht datat e reja dhe ndau një mesazh për publikun, duke folur për lidhjen e veçantë që ka krijuar me fansat gjatë turneut.

Turneu i ri do të nisë më 2 prill 2027 në Phoenix dhe do të vijojë në qytete si Dallas, Los Angeles, Toronto, Atlanta dhe Chicago. Në Europë, Harry Styles pritet të performojë në Berlin, Paris, Madrid, Romë dhe Dublin, përpara se të mbyllë serinë e koncerteve me tri net në stadiumin Wembley të Londrës.

“Më pëlqen të bëj muzikë, më pëlqen të jem me ju dhe të jem pjesë e dashurisë dhe gëzimit që krijoni çdo natë”, është shprehur këngëtari.

Styles ka pranuar se ideja për të vazhduar turneun edhe në vitin 2027 fillimisht e kishte trembur, por ka theksuar se ndihet me fat që mund të ndajë këto momente me publikun e tij.

Harry Styles u bë i njohur në mbarë botën si pjesë e grupit One Direction, ndërsa karrierën solo e nisi në vitin 2016. Që prej atëherë, ai është kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop.

Burimi;https://www.instagram.com/harrystyles/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/harrystyles/?hl=en