Home ShowBiz Priyanka Chopra Jonas: Paqja është suksesi më i madh
Priyanka Chopra Jonas: Paqja është suksesi më i madh
0

Priyanka Chopra Jonas: Paqja është suksesi më i madh

0
0

Aktorja dhe producentja Priyanka Chopra Jonas ka folur hapur për ndryshimet personale që ka përjetuar gjatë viteve të fundit, duke thënë se sot e vlerëson paqen dhe kohën më shumë se suksesin profesional.

Në një bisedë të thellë me Jay Shetty, ylli ndërkombëtar rrëfeu se për dekada është udhëhequr nga ambicia, perfeksionizmi dhe dëshira për të kapur mundësinë e radhës. Pasi ndërtoi një karrierë të suksesshme në Bollywood, ajo u zhvendos drejt Hollywood-it, duke nisur nga e para në një treg dhe industri të re.

Priyanka tha se në momente vendimtare të jetës është ndier e kufizuar dhe e detyruar të marrë vendime të vështira. Sipas saj, martesa me këngëtarin Nick Jonas, mëmësia, terapia dhe besimi e kanë ndihmuar të krijojë një raport më të shëndetshëm me veten dhe me presionin e vazhdueshëm për të arritur më shumë.

Ajo zbuloi se sot përpiqet t’i bëjë vetes një pyetje të thjeshtë përballë mendimeve të vështira: “A është konstruktiv ky mendim?”

Transformimi më i madh, sipas saj, erdhi me lindjen e vajzës së saj, Malti Marie. Priyanka kujtoi periudhën e rëndë emocionale të ardhjes së saj në jetë para kohe dhe muajt e gjatë që vajza kaloi në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Kjo përvojë, tha aktorja, ndryshoi përgjithmonë prioritetet e saj dhe kuptimin që ajo i jep forcës. Për Priyanka Chopra Jonas, forca nuk lidhet më me kontrollin e çdo gjëje, por me pranimin, mbrojtjen e asaj që ka më shumë rëndësi dhe gjetjen e qetësisë në jetën e përditshme.