Home ShowBiz Kanye West përballet me padi prej 23 milionë dollarësh nga ish-punonjësi i Donda Academy
Kanye West përballet me padi prej 23 milionë dollarësh nga ish-punonjësi i Donda Academy
0

Kanye West përballet me padi prej 23 milionë dollarësh nga ish-punonjësi i Donda Academy

0
0

Kanye West, i njohur edhe si Ye, përballet me një padi prej 23 milionë dollarësh nga një ish-punonjës i Donda Academy, i cili pretendon se është pushuar padrejtësisht nga puna pasi refuzoi të priste dreadlocks-ët e tij.

Benjamin Provo ka ngritur padi kundër Kanye West, kompanisë së tij Yeezy LLC dhe Donda Academy Incorporated. Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Daily Mail, çështja pritet të shkojë në gjyq muajin e ardhshëm.

Provo, i cili është mysliman dhe afro-amerikan, pretendon se gjatë punës së tij në vitin 2022 iu kërkua të priste flokët. Ai thotë se më pas u largua nga puna si roje sigurie në Donda Academy, pasi refuzoi të pranonte kërkesën.

Ish-punonjësi ka deklaruar se dreadlocks-ët e tij kishin për të një vlerë të veçantë, pasi i mbante prej më shumë se një dekade dhe i konsideronte simbol të kulturës së tij afro-amerikane dhe besimit mysliman. Sipas padisë, atij i ishte thënë se drejtuesit e organizatës nuk i pëlqenin flokët e tij dhe i kishin kërkuar të rruante kokën.

Në dokumente përmenden gjithashtu pretendime për komente të diskutueshme mbi racën dhe fenë brenda kompanisë. Provo i referohet deklaratave të ish-pjesëtarit të stafit, Milo Yiannopoulos, për mënyrën se si funksiononte organizata dhe për gjuhën e përdorur në ambientin e punës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Kanye West kanë mohuar të gjitha pretendimet e ngritura nga Provo.

Rasti shton një tjetër çështje ligjore për reperin dhe sipërmarrësin amerikan, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë pretendimet e ish-punonjësit në procesin e ardhshëm.