Xhuli Nura po kalon ditën e 19-të në një spital në Zyrih, ku po qëndron nën kujdesin dhe monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve për shkak të shtatzënisë me binjakë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë me ndjekësit një përditësim pozitiv, duke treguar se gjendja e foshnjave është stabilizuar dhe se rrahjet e zemrës së tyre janë mirë.
“Dita e 19-të në Zyrih. Është dita e 19-të në spital. Hajde more Zot, po më gëzon Zoti këto dy-tri ditë. Tash bebat janë mirë. Kurdo që duan me dalë, munden me dalë. Rrahjet janë mirë”, u shpreh Xhuli nga shtrati i spitalit.
Lajmi ka sjellë lehtësim pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë për të. Qëndrimi prej gati tri javësh në spital dhe kontrollet e vazhdueshme kanë qenë emocionalisht të lodhshme, por përmirësimi i ditëve të fundit i ka rikthyer shpresën.
Pavarësisht situatës delikate, Xhuli ka vazhduar të komunikojë me publikun përmes rrjeteve sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria dhe zhvillimet lidhur me shtatzëninë.
Mesazhi i saj u prit me gëzim nga ndjekësit, të cilët i uruan shëndet dhe shprehën dëshirën që binjakët të vijnë në jetë në momentin më të sigurt për ta dhe nënën e tyre.
Burimi;https://www.instagram.com/iamjuliananura/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/iamjuliananura/?hl=en