Home ShowBiz Fotot e Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës bënë xhiron e rrjetit, por a është gjithçka siç duket?
Fotot e Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës bënë xhiron e rrjetit, por a është gjithçka siç duket?
0

Fotot e Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës bënë xhiron e rrjetit, por a është gjithçka siç duket?

0
0

Fotografitë ku Bebe Rexha dhe Ledri Vula shfaqen dorë për dore kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke nxitur kureshtje dhe spekulime për një takim të mundshëm mes dy artistëve në Amerikë.

Imazhet janë shpërndarë gjerësisht në internet dhe kanë marrë vëmendje edhe në disa media shqiptare. Megjithatë, sipas raportimeve, dyshohet se fotografitë janë krijuar me inteligjencë artificiale (AI), ndonëse nuk është bërë publik një verifikim që ta konfirmojë përfundimishtse ato paraqesin një moment të vërtetë mes dy artistëve.

Ndërkohë, prania e Ledri Vulës në Amerikë lidhet me një arsye tjetër. Reperi kosovar ishte i ftuar të performonte në dasmën e familjes Rexha, me rastin e martesës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Rasti rikthen në vëmendje ndikimin e inteligjencës artificiale në përmbajtjet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe rëndësinë e verifikimit të imazheve përpara se ato të merren si të mirëqena.