1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Seriali më i keq i shekullit”, Kim Kardashian vijon promovimin e “All’s Fair” me tri veshje në një ditë
“Seriali më i keq i shekullit”, Kim Kardashian vijon promovimin e “All’s Fair” me tri veshje në një ditë
0

“Seriali më i keq i shekullit”, Kim Kardashian vijon promovimin e “All’s Fair” me tri veshje në një ditë

0
0

Kim Kardashian ka vijuar turin promovues në Nju-Jork, ndërsa sezoni i dytë i serialit “All’s Fair”, ku ajo luan një nga rolet kryesore, është përballur me kritika të ashpra.

Sipërmarrësja dhe aktorja 46-vjeçare u shfaq të mërkurën me tri veshje të ndryshme gjatë daljeve televizive. Fillimisht, ajo zgjodhi një fustan rrjetë në të kuqe të errët dhe të zezë nga koleksioni i vitit 1997 i Dolce & Gabbana, të kombinuar me reçipeta dhe një fund të bardhë.

Pas paraqitjes në “Good Morning America”, Kardashian u fotografua me një fustan vintage në ngjyrë pjeshke nga koleksioni i pranverës 1989 i Rabanne. Veshja me një sup kishte pjesën e sipërme metalike në formë korseje dhe një fund të gjatë mëndafshi.

Për daljen e fundit, ajo zgjodhi streçe të zeza dhe një xhaketë lëkure, duke e plotësuar pamjen me një çantë Hermès Birkin prej lëkure krokodili, me vlerë rreth 35 mijë paund.

Ndërkohë, sezoni i ri i “All’s Fair” ka marrë vlerësime të ulëta nga kritikët, me disa që e kanë cilësuar si “serialin më të keq të shekullit”. Drama ligjore, e krijuar nga Ryan Murphy, ndjek një grup avokatesh divorcesh. Krahas Kardashian, në kast janë Glenn Close, Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts.

Megjithatë, disa recensues kanë vërejtur një përmirësim krahasuar me sezonin e parë. Lucy Mangan e “The Guardian” shkruan se seriali mbetet absurd, por në disa momente arrin të jetë argëtues.

Pavarësisht pritjes së ftohtë nga kritika, sezoni i parë u bë debutimi më i ndjekur i një seriali me skenar në Hulu gjatë tre viteve të fundit, duke i siguruar vazhdimin.

Glenn Close e ka mbrojtur më herët Kardashian nga kritikat për aktrimin, duke vlerësuar seriozitetin dhe gatishmërinë e saj për të mësuar. Sipas aktores, edhe paragjykimet ndaj imazhit të familjes Kardashian mund të kenë ndikuar në reagimet negative.

Burimi;https://www.dailymail.com/home/index.html

Foto;