1. Home
  2. ShowBiz
  3. Labinot Rexha i drejtohet Benitës: Elijona na fitoi, duhet ta respektojmë zgjedhjen e publikut
Labinot Rexha i drejtohet Benitës: Elijona na fitoi, duhet ta respektojmë zgjedhjen e publikut
0

Labinot Rexha i drejtohet Benitës: Elijona na fitoi, duhet ta respektojmë zgjedhjen e publikut

0
0

Labinot Rexha i drejtohet Benitës: Elijona na fitoi, duhet ta respektojmë zgjedhjen e publikut

Labinot Rexha i është drejtuar Benita Zenës përmes një postimi në InstaStory, duke komentuar qëndrimet ndaj Elijonës pas përfundimit të edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve të tyre gjatë garës, mbështetja që publiku i ka dhënë Elijonës duhet pranuar.

“Edhe ne të dy jemi munduar shumë, por Eljona na fitoi”, ka shkruar ai.

Rexha është shprehur se një qëndrim i drejtë nënkupton t’i zgjasësh dorën personit që mbështetet nga publiku, edhe kur rezultati nuk përputhet me dëshirat e tua.

Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër Elijonës dhe se përkrahja ndaj saj meriton respekt. Për ta ilustruar mesazhin, këngëtari ka bërë edhe një krahasim me garën politike dhe mbështetjen e votuesve.

Në përfundim, Rexha ka nënvizuar se debatet dhe emocionet e garës nuk duhet ta pengojnë pranimin e zgjedhjes së publikut.