Kris Jenner është fotografuar në Romë përkrah vajzës së saj, Kim Kardashian, e cila vijon festimet për 46-vjetorin e lindjes.
Sipas Daily Mail, 70-vjeçarja shoqëroi Kim gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari. Ajo kishte zgjedhur një xhaketë rozë Chanel, të kombinuar me veshje në nuanca bordo dhe syze të mëdha dielli.
Dalja e saj riktheu në vëmendje raportimet për një lifting të fytyrës, të cilit thuhet se iu nënshtrua vitin e kaluar. Sipas këtyre raportimeve, ndërhyrja ka kushtuar rreth 150 mijë dollarë, afërsisht 129 mijë euro.
Kim Kardashian, ndërkohë, u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar. Udhëtimi në Evropë pason një darkë familjare në Beverly Hills, ku nisën festimet e ditëlindjes së saj.
Krahas paraqitjes së saj, Kris ka tërhequr vëmendje edhe me deklaratat për kujdesin ndaj flokëve. Ajo ka treguar se përdor produkte me peptide dhe pretendon se flokët i janë dukur më të dendur e më të fortë pas përdorimit të vazhdueshëm. Jenner është gjithashtu aksionere në markën që promovon.