0
0
“Finalen e ke të garantuar”, Xheneta ironizon Zojën pas komentit për lavanderinë
Një deklaratë e Zoja Nushit gjatë darkës me pyetje nga publiku në Big Brother VIP Kosova ka nxitur reagimin e Xheneta Fetahut.
E pyetur nëse po kopjonte lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e mohoi dhe shtoi se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Komenti u interpretua si një thumb ndaj Xhenetës.
Kjo e fundit reagoi përmes një postimi në InstaStory, duke shkruar: “Ma mir nlavanderi se sa Galaxy”.
Në vijim, Xheneta i kujtoi Zojës periudhën kur, si opinioniste në T7, komentonte lojën e saj në format.
Reagimin e përmbylli me një mesazh ironik: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”.