Gjesti e mësoi i pari lidhjen me Atdheun, Blerina zbulon këshillën e të vëllait
Blerina, motra e këngëtarit Gjesti, ka treguar se i vëllai ishte personi i parë në familje që mësoi për njohjen e saj me Atdheun.
E ftuar bashkë me partnerin në ATV, gjatë një bisede me Blerona Zeqirin, ajo rrëfeu se Gjesti e kishte mbështetur zgjedhjen e saj, duke i kërkuar të mos nxitonte dhe ta njihte mirë personin që kishte në krah.
Sipas Blerinës, këngëtari ia kishte lënë asaj vendimin për marrëdhënien, ndërsa shqetësimi i tij kryesor ishte që motra të mos lëndohej.
“Ti e di çka është mirë për ty”, ishin disa nga fjalët që ajo kujtoi nga biseda me të vëllanë.
Blerina shtoi se prindërit e kishin marrë vesh më vonë lidhjen, ndërsa Gjesti ishte në dijeni që në fillimet e njohjes me Atdheun.