1. Home
  2. ShowBiz
  3. Jona Krasniqi habitet nga mbështetja pas BBVK-së: Mendova se do të më kritikonit ashpër
Jona Krasniqi habitet nga mbështetja pas BBVK-së: Mendova se do të më kritikonit ashpër
0

Jona Krasniqi habitet nga mbështetja pas BBVK-së: Mendova se do të më kritikonit ashpër

0
0

Jona Krasniqi ka bashkëbiseduar me ndjekësit në Instagram pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, duke treguar se reagimet mbështetëse e kishin surprizuar.

Gjatë një rubrike me pyetje dhe përgjigje, një ndjekëse e pyeti nëse, gjatë qëndrimit në shtëpi, e kishte menduar se kishte kaq shumë përkrahje nga fansat.

Aktivistja u përgjigj me humor, duke pranuar se kishte pritur një reagim krejt tjetër pas daljes.

“Girl, unë kam mendu që keni me m’masakru si të dalë”, shkroi ajo.

Jona iu bashkua formatit që në natën e parë dhe ishte ndër banoret e përfolura të edicionit, veçanërisht për debatin e ashpër me Doresën.

Pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpi, ajo ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me ndjekësit për përvojën dhe pritshmëritë që kishte gjatë garës.