Home ShowBiz Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj shfaqen shumë të afërt në një club në Paris
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj shfaqen shumë të afërt në një club në Paris
0

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj shfaqen shumë të afërt në një club në Paris

0
0

Këngëtarët e njohur Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë parë së bashku në një club në Paris, ku sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, dyshja janë shfaqur shumë të afërt gjatë një mbrëmjeje festive.

Artistët janë filmuar në ambientet e Circoloco Paris, teksa kërcenin dhe këndonin së bashku në pistë. Në disa momente të videos, ata shihen duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer një puthje në buzë, gjë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave.

Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë dy artistët duke kaluar një mbrëmje mjaft të afërt dhe të relaksuar mes miqsh dhe muzikës, duke nxitur sërish spekulime për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Prej kohësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar dyshime se mes Ledrit dhe Xhensilës mund të ketë një raport më shumë se profesional. Këto aludime janë shtuar edhe për faktin se të dy artistët janë pjesë e të njëjtit menaxhim muzikor, atë të Faton Shoshit.

Gjithashtu, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore së bashku, të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe kanë qenë mjaft të suksesshme.

Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për pamjet që po qarkullojnë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dyshja do të komentojë mbi raportin e tyre.

Burimi:https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Foto: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/