1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Dashuria nuk matet me gjak, por me zemër”, Çiljeta uron djalin e Alban Hoxhës për 12-vjetorin
“Dashuria nuk matet me gjak, por me zemër”, Çiljeta uron djalin e Alban Hoxhës për 12-vjetorin
0

“Dashuria nuk matet me gjak, por me zemër”, Çiljeta uron djalin e Alban Hoxhës për 12-vjetorin

0
0

“Dashuria nuk matet me gjak, por me zemër”, Çiljeta uron djalin e Alban Hoxhës për 12-vjetorin

Çiljeta Xhilaga i ka kushtuar një urim të ndjerë Bekos, djalit të Alban Hoxhës, me rastin e 12-vjetorit të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur dashurinë për të dhe mirënjohjen që është pjesë e rritjes së tij.

“Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por jeta më dha privilegjin të të rris, të të dua dhe të jem pjesë e çdo hapi të rrugëtimit tënd”, ka shkruar Çiljeta.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se lidhja mes tyre shkon përtej asaj biologjike dhe mbështetet te përkushtimi e kujdesi i përditshëm.

“Gjatë jetës kam kuptuar se dashuria nuk matet me gjak, por me zemër, me përkushtim dhe me gjithë ato ndjenja që të lidhin me dikë përtej çdo lidhjeje biologjike”, shprehet këngëtarja.

Çiljeta i uron Bekos një jetë të lumtur, duke e përshkruar me përkëdheli si djalin e zgjuar, të matur dhe “kokëfortin e shtëpisë”.

Këngëtarja ka folur edhe më herët për marrëdhënien e tyre. Gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, ajo tregoi se Beko kishte shprehur vetë dëshirën ta thërriste “mami”. Duke kujtuar atë moment, Çiljeta rrëfeu se fillimisht i kishte kërkuar të merrte edhe miratimin e familjarëve.