Home Lifestyle “Optimizimi nuk ka shpirt”, psikologu paralajmëron për lodhjen e fshehtë të njerëzve të suksesshëm
“Optimizimi nuk ka shpirt”, psikologu paralajmëron për lodhjen e fshehtë të njerëzve të suksesshëm
0

“Optimizimi nuk ka shpirt”, psikologu paralajmëron për lodhjen e fshehtë të njerëzve të suksesshëm

0
0

Në një epokë ku gjithçka matet dhe optimizohet, nga gjumi dhe ushqimi deri te produktiviteti dhe emocionet, ekspertët paralajmërojnë se shumë njerëz po humbin lidhjen me kuptimin e vërtetë të jetës.

Një artikull i publikuar së fundmi nga psikologu Scott Barry Kaufman ka nxitur debat të madh online, pasi ai flet për atë që e quan “lodhja e optimizimit” – gjendja kur njerëzit përmirësojnë çdo aspekt të rutinës së tyre, por harrojnë të pyesin veten se për çfarë po e bëjnë gjithë këtë.

Sipas tij, shumë profesionistë të suksesshëm ndjekin me përpikëri rutina perfekte: monitorojnë gjumin, kaloritë, stresin, madje edhe gjendjen emocionale, por shpesh nuk arrijnë më të ndiejnë lumturinë reale apo kuptimin personal.

“Dashboard-et mund të të tregojnë se po fle mirë apo se je produktiv, por nuk mund të të tregojnë se ke harruar si ndihet një ‘8’ në jetë”, shkruan Kaufman, duke iu referuar shkallës së kënaqësisë emocionale që shumë njerëz e matin çdo ditë.

Psikologu rikthen edhe teorinë e Abraham Maslow për vetërealizimin, duke theksuar se jeta nuk është një listë objektivash për t’u zhbllokuar si nivelet e një videoloje. Sipas tij, njeriu ka nevojë për lidhje emocionale, shërbim ndaj të tjerëve, bukuri dhe përjetime që nuk mund të maten me aplikacione apo statistika.

Ai ndan edhe një histori personale nga fëmijëria, kur një mësuese zëvendësuese arriti të kuptonte potencialin e tij përtej rezultateve dhe testimeve shkollore. Për Kaufman, ky moment ishte prova se njerëzit kanë nevojë të “shihen” me shpirt dhe jo vetëm përmes performancës apo metrikeve.

Mesazhi i artikullit është i qartë: optimizimi mund të ndihmojë jetën, por nuk mund ta zëvendësojë kuptimin, lidhjen njerëzore dhe qetësinë shpirtërore.

Burimi;https://www.psychologytoday.com/us/blog/beautiful-minds/202605/optimization-has-no-soul

Foto; Freepik.com