Home ShowBiz Dua Lipa dhe Callum Turner drejt një feste të dytë martesore në Itali
Dua Lipa dhe Callum Turner drejt një feste të dytë martesore në Itali
0

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt një feste të dytë martesore në Itali

0
0
 Dua Lipa dhe Callum Turner duket se po shijojnë ditët e para si çift i martuar, teksa janë parë në Itali duke bërë përgatitjet për një ceremoni të dytë festive pas martesës së tyre intime në Londër.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, këngëtarja shqiptaro-britanike dhe aktori britanik kurorëzuan dashurinë e tyre më 31 maj në një ceremoni private të mbajtur në Old Marylebone Town Hall në Londër, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.

Pas ceremonisë, çifti është zhvendosur në Palermo të Sicilisë, ku pritet të organizojë një festë më të madhe disa-ditore për të celebruar martesën me rrethin e tyre më të gjerë shoqëror dhe familjar.

Fotografitë e publikuara së fundmi tregojnë Dua Lipën dhe Callum Turner duke shëtitur në rrugët e Palermos. Këngëtarja u shfaq me një këmishë të bardhë dhe kapelë sportive, ndërsa Turner kishte zgjedhur një këmishë ngjyrë kafe dhe pantallona të shkurtra. Më vonë, të dy u panë me veshje sportive, teksa vijonin organizimet për eventin e shumëpritur.

Në aeroportin e Palermos janë fotografuar gjithashtu motra e artistes, Rina Lipa, si dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, të cilët kanë mbërritur në Sicili për të marrë pjesë në ceremoninë festive.

Historia e dashurisë mes Dua Lipës dhe Callum Turner filloi të tërhiqte vëmendjen në janar të vitit 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër. Marrëdhënia u bë zyrtare në korrik të po atij viti përmes postimeve në Instagram.

Në një intervistë për British Vogue në qershor 2025, Dua Lipa konfirmoi fejesën e saj me Turner dhe tregoi se kishte planifikuar martesën pas përfundimit të turneut të saj botëror. Këngëtarja ka folur gjithashtu hapur për dëshirën për të krijuar familje në të ardhmen, duke pranuar se balancimi i jetës familjare me karrierën muzikore mbetet një sfidë e rëndësishme.

Ceremonia e dytë në Itali pritet të mbledhë familjarë, miq dhe figura të njohura nga bota e artit dhe spektaklit, duke e kthyer festën në një nga ngjarjet më të komentuara të verës.

Burimi: https://www.instagram.com/dualipa/

Foto; https://www.instagram.com/dualipa/