Home ShowBiz Ish-partnerja e Callum Turner bĂ«n deklaratĂ«n qĂ« po bĂ«n xhiron e rrjetit: “Me mua fshihej, me Dua LipĂ«n del kudo”
Ish-partnerja e Callum Turner bĂ«n deklaratĂ«n qĂ« po bĂ«n xhiron e rrjetit: “Me mua fshihej, me Dua LipĂ«n del kudo”
0

Ish-partnerja e Callum Turner bĂ«n deklaratĂ«n qĂ« po bĂ«n xhiron e rrjetit: “Me mua fshihej, me Dua LipĂ«n del kudo”

0
0

Ish-partnerja e aktorit britanik Callum Turner, influencerja Victoria Villarroel, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke krahasuar mënyrën se si ai sillej gjatë lidhjes së tyre me marrëdhënien që ka sot me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Gjatë një episodi të podcastit të saj, Villarroel tregoi se në kohën kur ishin bashkë, Turner këmbëngulte që marrëdhënia e tyre të mbahej larg syrit të publikut. Sipas saj, aktori shmangte daljet në vende publike me të dhe nuk pranonte të postonte fotografi në rrjetet sociale, me arsyetimin se nuk i pëlqente vëmendja mediatike.

“Refuzonte tĂ« dilte me mua nĂ« vende publike dhe tĂ« postonte foto me mua, duke thĂ«nĂ« se nuk i pĂ«lqente vĂ«mendja. Por mĂ« pas pĂ«rfundoi nĂ« njĂ« lidhje me Dua LipĂ«n, e cila ka dhjetĂ«ra miliona ndjekĂ«s dhe shfaqet me tĂ« nĂ« eventet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj është bërë virale, duke nxitur diskutime mes ndjekësve, të cilët kanë komentuar ndryshimin e dukshëm në qasjen e Callum Turner ndaj jetës publike.

Ndryshe nga marrĂ«dhĂ«niet e mĂ«parshme, lidhja e aktorit me Dua LipĂ«n ka qenĂ« gjithmonĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes. Çifti e bĂ«ri publike romancĂ«n nĂ« vitin 2024 dhe qĂ« atĂ«herĂ« janĂ« shfaqur sĂ« bashku nĂ« tapete tĂ« kuq, gala prestigjioze, javĂ« mode dhe evente ndĂ«rkombĂ«tare.

Në vitin 2025 ata konfirmuan fejesën, ndërsa së fundmi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar.

Deri më tani, Callum Turner nuk ka reaguar ndaj komenteve të ish-partneres së tij dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë çështje. Për momentin, rrëfimi i Victoria Villarroel mbetet një version personal i përvojës së saj, i cili nuk është konfirmuar apo kundërshtuar nga aktori.

Burimi;https://www.soapcentral.com/entertainment/who-victoria-villarroel-alleged-callum-turner-s-ex-girlfriend-video-allegedly-shading-dua-lipa-relationship-sparks-outrage

Foto;https://www.instagram.com/dualipa/