“Po më nxjerr shumë keq”/ Ola dhe Adioni zbulojnë dinamikat e marrëdhënies së tyre në “Kampionët e Botës”
Të ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, Ola dhe Adioni ndanë me publikun disa detaje argëtuese nga marrëdhënia e tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve pikante të moderatores Vjollca.
Gjatë rubrikës, çifti tregoi se aktualisht jetojnë në Prishtinë dhe u përgjigjën me humor për situatat e përditshme mes tyre.
Sipas përgjigjeve të tyre, është Ola ajo që emocionohet më shumë para takimeve me vjehrrit, e kthen një debat të vogël në një diskutim më të madh, mban inatin më gjatë dhe do të reagonte më fort për një “like” në rrjetet sociale.
Në një moment që shkaktoi të qeshura në studio, Fabiola i tha Olës: “Po më nxjerr shumë keq.”
Nga ana tjetër, çifti pranoi se është Adioni ai që kërkon i pari falje pas një debati, ndërsa edhe vetë u cilësua si partneri më pasionant.
Në fund, moderatorja Vjollca e mbylli bisedën me humor, duke thënë: “E di si dole, Ola? Si ajo shtriga e lidhjes, ai doli ëngjëlli. Por ty s’guxon njeri të të kthejë fjalën.”
Momenti u prit me të qeshura, duke zbuluar edhe një anë më të afërt dhe spontane të marrëdhënies së çiftit.
Burimi;https://www.instagram.com/iamolaelee/
Foto;Â https://www.instagram.com/iamolaelee/