Home ShowBiz Kriza në miqësi? Argjira Spanca reagon pas deklaratave të Einxhel Shkirës: Ishte një keqkuptim, e duam shumë
Kriza në miqësi? Argjira Spanca reagon pas deklaratave të Einxhel Shkirës: Ishte një keqkuptim, e duam shumë
0

Kriza në miqësi? Argjira Spanca reagon pas deklaratave të Einxhel Shkirës: Ishte një keqkuptim, e duam shumë

0
0

Miqësia mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit, e konsideruar për vite me radhë si një nga grupet më të dashura të showbiz-it shqiptar, duket se ka kaluar një periudhë ftohjeje.

Pasi Einxhel Shkira deklaroi publikisht se raportet me miqtë e saj ishin krisur, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Argjira Spanca, e cila mohoi se pas distancimit fshihet ndonjë konflikt i rëndë.

“E di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë një keqkuptim nga ana e saj. Me kalimin e kohës besoj se gjërat do të sqarohen dhe ajo do ta kuptojë që nuk kanë qenë aspak siç i ka perceptuar,” u shpreh Argjira.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Graciano Tagani, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë për një përplasje serioze, por për një situatë që ai e konsideron “muhabet gocash”.

“Unë e dua shumë Einxhelin. Janë ca muhabete gocash ku unë s’kam lidhje fare. Ajo do të mbetet gjithmonë vajza që më është gjendur pranë në momentet e vështira. Nuk ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë,” tha ai.

Deklaratat e tyre lënë të kuptohet se, pavarësisht ftohjes së marrëdhënieve, dera për një pajtim në të ardhmen mbetet e hapur.