Home ShowBiz Shqipe Hysenaj i del në krah Ronaldos: Është më i miri, ka super disiplinë
Shqipe Hysenaj i del në krah Ronaldos: Është më i miri, ka super disiplinë
0

Shqipe Hysenaj i del në krah Ronaldos: Është më i miri, ka super disiplinë

0
0

Cristiano Ronaldo ishte në qendër të diskutimit në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku të ftuarit debatuan mbi rolin dhe rëndësinë e tij te Kombëtarja e Portugalisë.

Shqipe Hysenaj doli hapur në mbrojtje të yllit portugez, duke e cilësuar atë si futbollistin më të mirë të Portugalisë dhe një shembull të disiplinës në sport.

Sipas saj, suksesi i Ronaldos nuk është ndërtuar vetëm mbi talentin, por mbi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme ndër vite.

Ronaldo ka disiplinë. Ka luajtur në gjashtë Botërorë, ashtu si Messi. Ai e ka arritur gjithçka falë disiplinës dhe jo vetëm talentit. Ka arritur shumë dhe e meriton çdo sukses“, u shpreh Hysenaj.

Ndërkohë, gazetari Sokol Haxhia pati një këndvështrim tjetër, duke theksuar se mosha tashmë ndikon në performancën e sulmuesit portugez.

Ronaldo është një lojtar fizik dhe mosha e tij e madhe e pengon të jetë 100 për qind i formës së tij“, tha Haxhia, duke shtuar se çdo karrierë sportive ka një fund.

Në debat ndërhyri edhe Alban Bushi, i cili ngriti pyetjen nëse aktualisht Portugalia ka një futbollist më të mirë se Cristiano Ronaldo.

Hysenaj u përgjigj prerazi, duke theksuar se sipas saj, “nuk ka lojtar më të mirë te Portugalia sesa Ronaldo“, duke riafirmuar bindjen e saj se kapiteni portugez mbetet figura kryesore e kombëtares.

Burimi:https://www.youtube.com/watch?v=5-mtfMaK-dw

Foto;