Kanye West feston ditëlindjen në Versajë, Bianca Censori rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj
Kanye West ka festuar ditëlindjen e tij të 49-të me një event luksoz në Pallatin e Versajës në Francë, ku bashkë me të ishte edhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, e cila tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të veçantë.
Në fotografitë e publikuara në InstaStory, çifti shfaqet në një ambient të dekoruar me elemente ari, qirinj dhe detaje madhështore. West ishte i veshur me një kostum tërësisht të zi prej lëkure, ndërsa Bianca zgjodhi një korse sateni të kombinuar me një maskë me pupla, duke qëndruar besnike stilit të saj provokues.
Në një nga pamjet, reperi shihet duke i prekur lehtë krahun bashkëshortes së tij, teksa pozonin së bashku në ambientet historike të Versajës. Kontrasti mes elegancës klasike të pallatit dhe paraqitjes moderne të çiftit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Sipas TMZ, festa u organizua me rreth 20 të ftuar dhe më pas festimet vijuan në hotelin luksoz Airelles Château de Versailles, Le Grand Contrôle. Raportohet se shpenzimet për organizimin e eventit kanë arritur në rreth 400 mijë dollarë (afërsisht 370 mijë euro).
Megjithëse data e saktë e festës nuk është konfirmuar, dihet se Kanye West feston ditëlindjen më 8 qershor. Aktualisht, ai ndodhet në Florida, ku po zhvillon koncerte që kanë ngjallur polemika në Shtetet e Bashkuara.
Reperi vazhdon të jetë në qendër të kritikave ndërkombëtare për deklaratat e tij të mëparshme antisemite, të cilat kanë çuar në anulimin e disa angazhimeve dhe kanë hapur debate mbi paraqitjet e tij publike në vende të ndryshme.
Burimi;https://www.instagram.com/kanyewest.cl/
Foto;https://www.instagram.com/kanyewest.cl/