Home ShowBiz Aurela Gaçe mohon aludimet për videot intime: “Nuk lejoj askënd të më përbaltë”, paralajmëron hapa ligjorë
Aurela Gaçe mohon aludimet për videot intime: “Nuk lejoj askënd të më përbaltë”, paralajmëron hapa ligjorë
0

Aurela Gaçe mohon aludimet për videot intime: “Nuk lejoj askënd të më përbaltë”, paralajmëron hapa ligjorë

0
0

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pasi emri i saj është përfshirë në aludimet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me videot intime dhe çështjen ku është përmendur kompozitori Adi Hila. Përmes një postimi në Instagram, artistja ka mohuar kategorikisht çdo pretendim që e lidh me materialet e përfolura.

Në deklaratën e saj, Gaçe i cilëson këto aludime të pabazuara dhe thekson se ka vendosur të reagojë për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin e saj.

“Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht”, shkruan këngëtarja.

Ajo sqaron se bashkëpunimet e saj me autorë të industrisë muzikore kanë qenë vetëm profesionale. Sipas artistes, këto marrëdhënie pune nuk i japin askujt të drejtën të ndërtojë histori për jetën e saj private.

“Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë”, deklaron Gaçe.

Këngëtarja përmend gjithashtu rolin e saj si bijë, nënë dhe bashkëshorte, duke theksuar se nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret për përbaltje apo argëtim publik.

“Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdhosë. Edhe një herë! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PËRBALTË”, shkruan ajo.

Burimi;https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/?hl=en