Home ShowBiz Sinan Vllasaliu ndan foto me Dua Lipën: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor”
Sinan Vllasaliu ndan foto me Dua Lipën: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor”
0

Sinan Vllasaliu ndan foto me Dua Lipën: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor”

0
0

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka publikuar një fotografi krah Dua Lipës, duke shoqëruar imazhin me një mesazh vlerësimi për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare.

Sipas Telegrafit, fotografia është realizuar në një dasmë në Pejë, ku Vllasaliu ishte i ftuar të performonte për familjarët e këngëtares.

Në imazhin e ndarë në InstaStory, të dy shfaqen të buzëqeshur. Krahas fotografisë, Sinani ka shkruar: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor”.

Telegrafi raporton gjithashtu se këngëtari kishte qenë i planifikuar të performonte në një dasmë të Duas në Itali, në qershor, por një aksident me motor ia kishte pamundësuar pjesëmarrjen.

Këtë herë, festa familjare në Kosovë i ka dhënë mundësinë të performojë dhe të takohet me artisten. Përmes postimit, Vllasaliu ka shprehur vlerësimin për Duan dhe suksesin e saj në skenën ndërkombëtare.

Burimi; https://www.instagram.com/sinanvllasaliu/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/sinanvllasaliu/?hl=en