Chiara Ferragni ka reaguar ndaj një ndjekësi që e kritikoi për udhëtimet e shpeshta dhe angazhimet profesionale, duke vënë në pikëpyetje kohën që ajo i kushton fëmijëve të saj.
“Herë pas here bën edhe rolin e nënës? Je gjithmonë nëpër udhëtime”, i shkroi ndjekësi në Instagram.
Sipërmarrësja italiane iu përgjigj drejtpërdrejt: “Unë jam gjithmonë nënë, sepse jam nëna e tyre”.
Ajo shpjegoi se kohën e lirë e kalon me fëmijët, Leone dhe Vittoria, të cilët së fundmi e kanë shoqëruar edhe në udhëtimet drejt Madridit dhe Parisit.
Ferragni kritikoi gjithashtu gjykimin ndaj grave që përpiqen të balancojnë karrierën me mëmësinë, duke e cilësuar këtë mentalitet si të prapambetur dhe absurd.
Ndërkohë, pas ndarjes nga reperi Fedez, ajo ka nisur një lidhje të re me menaxherin kolumbian José Hernandez. Gjatë verës, Chiara vizitoi Kolumbinë për të takuar familjen e partnerit dhe udhëtoi edhe drejt Perusë.
Së fundmi, disa fotografi dhe veshjet e saj më të gjera nxitën thashetheme për një shtatzëni të mundshme, por këto aludime u mohuan nga persona pranë saj.