1. Home
  2. ShowBiz
  3. Ori Nebiaj tha se ishte zhgënjyer prej saj, Arbana Osmani publikon mesazhin për mëritë
0

Ori Nebiaj tha se ishte zhgënjyer prej saj, Arbana Osmani publikon mesazhin për mëritë

0
0

Një deklaratë e Ori Nebiajt në emisionin “Goca dhe Gra” ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e saj me Arbana Osmanin.

Gjatë një bisede me Jonida Maliqin për personazhet publikë që, sipas saj, ndryshojnë në ekran nga jeta e përditshme, Ori përmendi Arbanën dhe pranoi se ishte zhgënjyer prej saj.

“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.

Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh për mëritë dhe marrëdhëniet mes njerëzve.

“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, shkroi ajo.

Postimi u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje e mundshme ndaj Orit për shkak të kohës së publikimit. Megjithatë, Arbana nuk përmendi emra dhe nuk e lidhi shprehimisht mesazhin me deklaratën e ish-koleges.