1. Home
  2. ShowBiz
  3. Jonida Maliqi e cilësoi të mbivlerësuar për vokalin, Rozana Radi reagon me ironi
Jonida Maliqi e cilësoi të mbivlerësuar për vokalin, Rozana Radi reagon me ironi
0

Jonida Maliqi e cilësoi të mbivlerësuar për vokalin, Rozana Radi reagon me ironi

0
0

Rozana Radi ka reaguar me një mesazh ironik në Instagram pas deklaratës së Jonida Maliqit në emisionin “Goca dhe Gra”, ku kjo e fundit e cilësoi të mbivlerësuar për aftësitë vokale.

Gjatë një loje në emision, Jonida u pyet se cilin artist konsideronte të mbivlerësuar dhe përmendi Rozanën. Ajo sqaroi se e vlerëson për krijimtarinë dhe talentin në aktrim, por se ka një tjetër mendim për anën e saj vokale.

Pas kësaj deklarate, Rozana publikoi një Instastory, duke iu referuar interesit që ngjall përmendja e emrit të saj.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa merr një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese”, shkroi ajo.

Mesazhin, të shoqëruar me një zemër të bardhë, Rozana e publikoi pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Jonidës.