Kiara Tito ka shprehur dashurinë dhe krenarinë për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram.
Një prej tyre e pyeti se si ndihet për faktin që partneri e shpreh hapur dashurinë dhe vlerësimin për të.
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja drejtuar moderatores.
Kiara u përgjigj me një mesazh mbështetës për Luizin, duke shtuar edhe një koment për kohën dhe karmën.
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, shkroi ajo.
Pjesa përmbyllëse e përgjigjes ka lënë hapësirë për interpretime, por moderatorja nuk ka përmendur emra apo ndonjë situatë konkrete me të cilën lidhet mesazhi.