1. Home
  2. ShowBiz
  3. Dukagjin Lipa kujton vitin 1992: Me Anesën ishim të bllokuar në Sarajevën e luftës
Dukagjin Lipa kujton vitin 1992: Me Anesën ishim të bllokuar në Sarajevën e luftës
0

Dukagjin Lipa kujton vitin 1992: Me Anesën ishim të bllokuar në Sarajevën e luftës

0
0

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i Dua Lipës, ka rrëfyer për televizionin kroat RTL Direkt se në vitin 1992 kishte mbetur i bllokuar në Sarajevën e luftës së bashku me Anesën, atëherë e dashura e tij dhe sot bashkëshortja.

Në intervistën e dhënë pas pjesëmarrjes në një konferencë në Zagreb, Lipa foli për largimin nga Prishtina dhe vendosjen në Londër. Ai tha se e kishte lënë Kosovën për shkak të problemeve politike, ndërsa kryeqyteti britanik e tërhiqte për lidhjen me muzikën dhe artin.

Duke rikujtuar atë periudhë, ai e krahasoi përvojën e largimit me mundësinë që ka sot për ta promovuar Kosovën dhe për ta afruar atë me publikun ndërkombëtar.

Në konferencën në Zagreb, Lipa kishte folur edhe për rrugëtimin e festivalit Sunny Hill, nga nisja në Prishtinë deri te shndërrimi në një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare.

Gjatë intervistës, ai komentoi edhe pjesëmarrjen me bashkëshorten në një koncert të Dino Merlinit gjatë verës. Lipa tregoi se familja ndodhej në Mal të Zi, ku ka një shtëpi verore në Ulqin, dhe e shfrytëzoi rastin për të ndjekur koncertin.