1. Home
  2. ShowBiz
  3. Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e vogëlushit
Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e vogëlushit
0

Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e vogëlushit

0
0

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Vedat Sulemani dhe Roela Meka, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë quajtur Adan.

Lajmin e bëri të ditur Vedati përmes një postimi në Instagram, ku ndau emocionet e këtij momenti dhe e përshkroi lindjen e të birit si përmbushjen e një dëshire shumëvjeçare.

“Pas 18 vitesh, ëndrrat e mia u bënë realitet. Mirë se erdhe në jetën time, biri im Adan”, shkroi ai.

Adani është fëmija i dytë i përbashkët i çiftit, pas vajzës Siela. Vedati ka gjithashtu një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme, duke u bërë kështu baba për herë të tretë.

Njohja mes Vedatit dhe Roelës nisi në emisionin “Për’puthen”. Marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe jashtë ekranit dhe tashmë familja është zgjeruar me një tjetër pjesëtar.