1. Home
  2. ShowBiz
  3. Anjeza sqaron afrimitetin me Sharrin: E dua me zemër, por e kam vetëm shok
Anjeza sqaron afrimitetin me Sharrin: E dua me zemër, por e kam vetëm shok
0

Anjeza sqaron afrimitetin me Sharrin: E dua me zemër, por e kam vetëm shok

0
0

Anjeza ka folur për raportin me Sharrin në Big Brother VIP Kosova, duke theksuar se afrimiteti mes tyre është shoqëror.

E pyetur nga Vëllai i Madh, ajo tregoi se ndihet mirë në shoqërinë e tij, pasi kalojnë kohë duke bërë humor dhe kanë krijuar një raport të afërt brenda shtëpisë.

Megjithatë, Anjeza sqaroi se është në një lidhje dashurie dhe se Sharrin e sheh vetëm si shok.

“Kam të dashur, jam në një lidhje”, u shpreh ajo, përpara se të fliste për miqësinë mes tyre.

Banorja shpjegoi se ngacmimet ndaj Sharrit janë pjesë e mënyrës së saj të komunikimit dhe humorit. Ajo nuk e fshehu përzemërsinë që ka për të, duke shtuar: “E dua me zemër”.

Me këtë deklaratë, Anjeza bëri dallimin mes afërsisë shoqërore me Sharrin dhe marrëdhënies së saj sentimentale.