“Nënë 24 vjeçe? Në asnjë mënyrë!”, Bebe Rexha triumfon në “Billboard” dhe sfidon traditat shqiptare
0
0
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha është vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, në shenjë mirënjohjeje për suksesin dhe kontributin e saj në industrinë muzikore.
Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë, artistja u kthye pas në kohë, duke kujtuar ëndrrën e fëmijërisë për të qenë një ditë pjesë e listave të “Billboard”. Ajo tregoi se kur shkonte në dyqan me të ëmën, nxitonte drejt sektorit të revistave për të parë renditjen e këngëve më të suksesshme.
“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu Rexha.