1. Home
  2. ShowBiz
  3. Grida Duma rrëfehet: E kam paguar lirinë me vetmi, më mungon mirëkuptimi kur vuaj
Grida Duma rrëfehet: E kam paguar lirinë me vetmi, më mungon mirëkuptimi kur vuaj
0

Grida Duma rrëfehet: E kam paguar lirinë me vetmi, më mungon mirëkuptimi kur vuaj

0
0

Grida Duma ka folur për anën e saj emocionale dhe jetën larg kamerave gjatë një bisede në emisionin “Goca dhe Gra”, duke treguar se imazhi i një gruaje gjithmonë të fortë ka pasur edhe një kosto personale.

E pyetur nga Ema Andrea për pikën e saj të dobët, moderatorja tha se ajo lidhet pikërisht me forcën që shfaq përballë të tjerëve.

“Të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja”, u shpreh Duma, duke shtuar se i mungon empatia dhe ndjesia që dikush ta kuptojë kur po kalon vështirësi.

Kur biseda u ndal te pyetja nëse e kishte paguar lirinë me vetmi, ajo u përgjigj: “Absolutisht po”.

Duma pranoi se do të dëshironte të ishte më e butë me veten dhe të mos ndihej vazhdimisht e detyruar të përballonte gjithçka me forcë. Sipas saj, njerëzit mësohen me një imazh të caktuar dhe më pas bëhet e vështirë t’ua ndryshosh atë perceptim.

Moderatorja foli edhe për peshën e detyrimeve në përditshmëri. Ajo tregoi se ende po kërkon hapësirën për të ndjekur dëshirat personale, pa i lidhur gjithmonë me përgjegjësitë dhe atë që duhet të bëjë.