1. Home
  2. ShowBiz
  3. Kader Kicaj realizon ëndrrën e fëmijërisë, hap sallonin “Lux Nails” me të motrën
Kader Kicaj realizon ëndrrën e fëmijërisë, hap sallonin “Lux Nails” me të motrën
0

Kader Kicaj realizon ëndrrën e fëmijërisë, hap sallonin “Lux Nails” me të motrën

0
0

Kader Kicaj ka nisur një angazhim të ri profesional, duke hapur së bashku me motrën e saj një biznes në fushën e bukurisë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka inauguruar sallonin “Lux Nails”, të specializuar në kujdesin dhe estetikën e thonjve. Hapjen e tij e ka përshkruar si realizimin e një ëndrre të hershme.

Përmes një postimi në Instagram, Kader ndau emocionet e inaugurimit dhe falënderoi personat që i qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi.

“Një ëndërr e bukur që sot u bë realitet, së bashku me motrën time!”, shkroi ajo.

Me këtë hap, Kader i shton sipërmarrjen angazhimeve të saj në modë dhe rrjete sociale, duke e zhvilluar projektin e ri në bashkëpunim me të motrën.