La La Anthony rrëfehet te Khloé Kardashian: Mëmësia, dashuria dhe vendosja e vetes në plan të parë
La La Anthony është e ftuara e episodit të publikuar më 25 nëntor të podkastit “Khloé in Wonder Land”, ku bisedon me mikeshën e saj të afërt, Khloé Kardashian, për jetën personale dhe përvojat që kanë ndarë së bashku.
Mes humorit dhe kujtimeve, dy mikeshat rikthehen te një situatë gjatë zjarreve në Kaliforni, kur Khloé iu gjend pranë La Las ndërsa ajo ishte shumë e sëmurë. Biseda përfshin edhe aventurat e tyre me trajtimet e bukurisë në Kore.
Në pjesën më personale të intervistës, La La flet për mëmësinë dhe përshtatjen me jetën kur fëmija largohet nga shtëpia. Ajo ndalet edhe te mundësia për të gjetur sërish dashurinë dhe arsyet pse po zgjedh t’u japë më shumë përparësi nevojave të veta.
Takimet romantike janë një tjetër temë e episodit, me dy mikeshat që krahasojnë përvojat dhe përshtypjet për njohjet në New York dhe Los Angeles.