Home Lifestyle Aksesorët për të pasur një gjumë perfekt…
Aksesorët për të pasur një gjumë perfekt…
0

Aksesorët për të pasur një gjumë perfekt…

0
0

1) Çarçafë pambuku

 

Për një gjumë sa më të rehatshëm dhe të ndjeheni sa më mirë ju sugjerojmë të përdorni këto lloj çarçafësh sepse janë të vetmit që do ju bëjnë që gjumi të jetë një relaks total.

2) Pizhamat

 

Një tjetër aksesorë për gjumin shumë i rëndësishëm është edhe llojet e pizhamave që ju përdorni për të fjetur, duhet të përdorni pizhama sa më të gjëra dhe të rehatshme në mënyrë që të mos ndikojnë negativisht gjatë natës dhe t’ju krijojnë besdisje.

3) Abazhur

 

Gjithashtu ky është një aksesor tjetër i rëndësishme për gjumë por ju sugjerojmë të zgjidhni abazhurin e duhur që drita në dhomë të mos jetë shumë e ndriçueshme sepse kjo do ju bëj që të mos keni rehati.

4) Mbajtja shënim

 

Do ju sugjeronim që gjithçka apo çështje të lëna pezull që nuk i keni zgjidhur ti shënoni në një bllok në këtë mënyrë ju qetësoheni që asgjë s’do ta harroni për të nesërmen dhe automatikisht kjo do ju sjell gjumë të rehtashëm.

5) Krevati

 

Gjithashtu aksesori që ka më shumë rëndësi mbi të gjitha është lloji i krevatiti tuaj, prandaj para se të zgjidhni një të tillë studiojeni mirë sepse krevati do ndikojë në rehatinë dhe në freskinë për ditën e që do filloni.

6) Trajtim për flokët

 

Është shumë e rëndësishme që të mirëmbani flokët tuaj me trajtime maskash sepse kjo do ndihmojë që të nesërme të jetë më e lehtë në rregullimin e tyre.

7) Trajtimi i fytyrës

 

Kremi i natës nëse përdoret ndikon në një gjumë të rehatshëm dhe ndikon gjithashtu në freskinë në ditën e re. Prandaj ju sugjerojmë që ta aplikoni ç’do natë.

Burimi: http://www.besthealthmag.ca/best-you/sleep/20-sleep-accessories-to-help-you-get-a-better-nights-rest/

Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/grey-and-white-floral-bed-comforter-129062/