Home Lifestyle Dëshironi të mësoni nëse ai ju pëlqen? Ja gjuha e sinjaleve që meshkujt kanë!
Dëshironi të mësoni nëse ai ju pëlqen? Ja gjuha e sinjaleve që meshkujt kanë!
0

Dëshironi të mësoni nëse ai ju pëlqen? Ja gjuha e sinjaleve që meshkujt kanë!

0
0

Keni provuar ndonjëherë ndjesinë e pëlqimit kundrejt një mashkulli, atë ndjesinë ku ju bëhen flutura në stomak. Atëherë për të mësuar nëse ai ju pëlqen edhe juve ju duhet të tregoheni të zgjuara dhe të lexoni gjuhën e tij të sinjaleve karshi jush, dhe për ta bërë këtë gjë ju këshillojmë të lexoni informacionet e mëposhtme të lidhura me këto sinjale të dashurisë.

1) Kontakti i syve
Sa herë që ju flisni me të duhet t`i kushtoni vëmendje syve, se çfarë shprehin ato dhe në ato momente që ai po flet me ju a po i ndrisin apo jo sytë, sepse kur dikush është përballë personit që pëlqen sytë e tij ose saj marrin një shkëlqim. Nëse e vështroni që ai ju vëzhgon më thellësisht atëherë atij keni filluar t`i pëlqeni dhe do të mësojë më shumë nëpërmjet syve tuaj se çfarë shprehin ato.

2) Veprime me kuriozitet
Kudo që ju të jeni nëse atij i intreson do jetë shumë kurioz mbi veprimet dhe gjërat që ju bëni, do ju shikoj me vëmëndje të madhe, do ju dëgjoj. Dhe të jeni të sigurta që nëse vëreni gjithë këto gjeste kundrejtë jush, ai ka filluar t`ju pëlqejë.

3) Instruksionet e nervozizmit
Gjithashtu një sinjal tjetër shumë i rëndësishëm për t`u vënë re është që një person kur ndjen diçka për personin që ka në krah ndjehet nervoz sepse ai dëshiron që të bëjë që ju të ndjeheni rehat dhe t`ju pëlqej shoqërimi me të.

4) Të gjesh mundësi për të qënë bashkë
Kur të jeni sëmurë një person që ju pëlqen me të vërtetë do bëjë ç`të jetë e mundur për të qënë me ty dhe për të të qëndruar pranë. Edhe nëse ju do të dëshironi të shkoni diku është e padiskutueshme që ai do të jetë gjithmonë pas jush.

5) Nëse buzëqesh kur të shikon
Fytyra e tij shëndrrin sapo ai të shikon ty, sidomos nëse bëhet fjalë pas disa ditësh që nuk ju ka parë. Kjo është një mënyrë që ai tregon që nuk dëshiron të kalojë asnjë ditë larg jush. Dhe ndonjëherë ju do të mund ta kapni atë duke qeshur pa asnjë arsye të tillë, por kjo kuptohet shumë thjesht është një nga sinjalet që ai ju pëlqen dhe ndjehet mirë pranë jush.

Burimi: http://www.tellyouall.com/5-body-language-signs-how-to-know-if-he-likes-you/

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/midsection-of-woman-holding-coffee-cup-on-table-248016/