Home Lifestyle Parashikimi i motit 4 Prill 2026
Parashikimi i motit 4 Prill 2026
0

Parashikimi i motit 4 Prill 2026

0
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të dominohet nga intervale të gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, të cilat në zonat lindore do të sjellin reshje lokale dhe të izoluara. Në të kundërt, bregdeti dhe pjesa më e madhe e zonës së ulët do të mbeten nën mbizotërimin e kthjellimeve edhe gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat në rritje
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 1°C në Dibër deri në 20°C në zonat bregdetare.

Era dhe deti
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h në det të hapur, kryesisht nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të sjellë dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.

Në përgjithësi, dita karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me reshje të pakta dhe të përqendruara vetëm në zonat lindore.

Burimi;

Foto;Freepik.com