Home Aktualitet Pasaporta e re gjermane cilësohet si më e sigurta në botë
Pasaporta e re gjermane cilësohet si më e sigurta në botë
0

Pasaporta e re gjermane cilësohet si më e sigurta në botë

0
0

Nga 1 Marsi i 2017-ës të gjithë shtetasit gjermanë, që do të aplikojnë për të marrë një pasaportë do të marrin një të tillë me një numër të lartë parametrash sigurie. Ajo është përshtatur vizualisht me kartën e identitetit.
Pasaporta e brezit të tretë është gati. Versioni i ri është i përshtatur për t`u kontrolluar me pajisje të lëvizshme, deri në katër centimetër distancë nga pajisja dhe pasaporta.
Karakteristikat e reja përfshijnë hologramin e pronarit në pjesën e përparme, kurse pjesa e prapme është e zbukuruar me një fije të sigurisë me emrin e personit që mban pasaportën, një mini hologram, shënimet e muzikës dhe tekstit të himnit kombëtar. Ministri Federal i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere ka marrë një nga kopjet e para të versionit të ri. Çmimi do të jetë 60 euro.
Bundesdruckerei prodhon rreth 2.3 milionë pasaporta në vit, duke përfshirë edhe shërbimin e huaj.

pas

pas1

pas2

Burimi i lajmit dhe fotove: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Neuer-Pass-mit-mehr-Sicherheitsmerkmalen-ermoeglicht-mobile-Kontrollen-3633804.html?hg=1&hgi=2&hgf=false