
0
0
Vera Grabocka festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ajo qëndron larg publikimit të ngjarjeve personale, por urimi publik i Fjolla Morinës bëri që të zbulohej data e rëndësishme për të.
Regjisorja ka festuar duke mbledhur bashkëpunëtoret dhe mikeshat e saj më të afërta. Emra të njohur si Albërie Hadërgjonaj, Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu, Lili Ismaili, Nora Gega, Rozana Radi, Olta Gixhari e shumë të tjera ishin të pranishme.
Vajzat duket se kanë kaluar bukur dhe Vera nuk i ka rezistuar publikimit të një selfie.
Link: https://www.instagram.com/p/BR8-skNjHMj/?taken-by=veragrabocka&hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BNEs3dRBdYF/?taken-by=veragrabocka&hl=en